Google ADS

Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë

15:20 | 24 Nëntor 2024
E.G

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike Kosovës (PDK) , Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatdhetar në Köln.

Në një postim në Facebook, Hamza thotë se edhe ata iu bashkuan PDK-së për ta bërë Kosovën më mirë, shkruan Arbresh.info.

“Edhe bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira”, ka shkruar Hamza.

Tutje, kandidati për kryeministër shtoi se sot ata kanë nevojë për diasporën si partnere aktive në transformimin e ekonomisë së vendit.

“Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë. Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë!”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Të ngjashme