Google ADS

Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë

23:41 | 16 Mars 2025
E.H

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se vdekja e Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit Hashim Thaçi, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen Thaçi por për të gjithë ne.

Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë, përcjell Arbresh.info.

Hamza po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi.

Postimi i plotë:

Një burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë ne, na paska lënë sot.

Ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër.

Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun. Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë.

Në këto momente të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi.

Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm