Hamza: 50 për qind rritje të pagave, 70 për qind të pensionit bazik

11:15 | 14 Janar 2025
E.H

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka prezantuar me zotimet e tij kryesore për siç tha ai, një Kosovë më të mirë

Përmes një videomesazhi, Hamza tha se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%.

Kjo rritje, sipas tij, garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve. Hamza tha se nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro.

“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm