Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim

11:44 | 6 Janar 2025
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 131 në fletëvotime, shkruan Arbresh.info.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim.

“Është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës.”, ka shkruar ai.

“131 për Kosovën që mundet ma mirë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme