Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka dalur me një sqarim pas premtimeve të kandidatit të këtij subjekti për kryetar të Prishtinës, për idenë e krijimit të një liqeu, në vend të stadiumit ”Fadil Vokrri”.
Ai thotë se ideja e Përparim Ramës, dhënë mbrëmë në Rubikon me Adriatik Kelmendin, është duke u keqkuptuar, meqë LDK-ja në të vërtetë ka në programin e saj për Prishtinën, projekte të mëdha.
”Përpjekje për të sqaruar keqkuptimet rreth ‘liqenit’ në Prishtinë. Ka shkaktuar keqkuptime një ide e Përparim Ramës, kandidat për kryetar të Prishtinës, që e shpalosi ai në një intervistë televizive, për mundësinë e ndërtimit të një liqeni artificial (park) në Prishtinë në një të ardhme jo të afërt, në pjesën e kryeqytetit ku gjendet aktualisht Stadiumi “Fadil Vokrri”,
Do vënë në pah se Përparim Rama dhe LDK-ja nuk e kanë paraparë projektin e ‘liqenit’në Programin 2021-2025, me të cilin garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit, siç mund ta shohë kushdo që e ka lexuar ose e lexon këtë program, që është bërë tashmë publik për të gjithë. Ka në këtë Program të Përparim Ramës projekte të mëdha që do ta transformojnë kryeqytetin dhe gjithë komunën e Prishtinës, por aty nuk është ideja e përfolur për keq – do të doja të besoja, pa të keq – mbasi komentet kanë qenë tallëse nga disa komentatorë”, shprehet Hamiti.
Tutje në sqarimin e tij, Hamiti në detaje ka specifikuar atë se çfarë ka nënkupton në tërësi ideja e krijimit të liqenit në kryeqytet, njofton Klankosova.tv.
”Për t’u kthyer te deklarata e Përparim Ramës. Pas pyetjes së gazetarit, ai ka thënë në emisionin në fjalë se në vizionin e tij, një ditë në të ardhmen, mbasi të jetë ndërtuar qendër e sporteve në periferi të qytetit, duke përfshirë edhe Stadiumin, do të mund të mendohej që në atë vend (te Sadiumi Fadil Vokrri) të mund të bëhet liqen artificial. Sigurisht jo i madh, një liqen me karakter rekreacional, ka menduar ai, siç ka në qytete të tjera në Evropë dhe gjetiu. (Shembuj: Hyde Park dhe Regent’s Park në Londër, do të shtonim ne).
Pse liqen i tillë artificial (park) mu aty? – shtrohet pyetja. Sepse bri Stadiumit aktual, në anën veriore të tij, bëhen bashkë lumenjtë Vellusha dhe Prishtina (‘Prishtevka’), aktualisht lumenjë nëntokësorë, sepse janë mbuluar. Uji i këtyre dy lumenjve do të furnizonte liqenin rekreacional, i cili do të ofronte mundësi për rekreacion të qytetarëve në një hapësirë disahektarëshe në zemër të qytetit”.
”Edhe një herë, një ide e tillë do të realizohej po të kishte pëlqimin e qytetarëve të Prishtinës, mbasi të jetë ndërtuar hapësirë më e madhe dhe më e përshtatshme për futboll e sporte të tjera në periferi të qytetit, një lloj kampusi i sporteve, duke përfshirë ndërtimin e Stadiumit të Prishtinës, të cilin e kishte paraparë komuna jonë në planin e vet strategjik, ndërsa Qeveria e Kosovës ka ndarë tashmë lokacionin për të.
Besoj se qytetarët e Prishtinës do të kenë rastin ta lexojnë Programin zgjedhor të Përparim Ramës e të dëgjojnë për të, edhe nga vetë kandidati për kryetar, në javët në vijim. Duke e parë këtë Program dhe duke njohur njeriun që do të marrë besimin për ta realizuar – duke e krahasuar edhe me programe të kandidatëve të tjerë – votuesit do të mund të bëjnë zgjedhjen që ofron zgjidhje për problemet e Prishtinës, në qytet e në fshatra”.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...