Hamasi dhe Fatahu kanë nënshkruar një marrëveshje pajtimi në Kajro, duke i dhënë fund konfliktit dhjetëvjeçar mes dy fraksioneve palestineze.
Marrëveshja besohet të mbulojë marrëveshjet e sigurisë, administratës dhe kalimit kufitar në Rripin e Gazës, transmeton portali arbresh.info
Egjipti ka qenë ndërmjetësues i bisedimeve të pajtimit në Kajro.
Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë vendosur ndaras që nga fillimi i përleshjeve vdekjeprurëse mes dy grupeve që shpërthyen në vitin 2007.
Hamasi fitoi zgjedhjet parlamentare në territoret e pushtuara një vit më parë dhe përforcoi pushtetin e saj në Gaza, pas largimit të Fatahut nga enklava./arbresh.info/
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...