Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve..
Dëshmitari i 36-të i ZPS-së, Sadik Halitjaha, ka dhënë dëshminë edhe gjatë ditës së hënë.
Halitjaha, u është përgjigjetur pyetjeve të gjykatësit lidhur me dëshminë e sa i përket zinxhirit komandues në zonën operative të Pashtrikut.
Dëshmitarit Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij, iu është prezantuar një dokument që thuhet se është raport pune në Kleçkë i nënshkruar nga një person me emrin Agim Zogaj. Sipas asaj që u tha nga trupi gjykues, pretendohet se Zogaj ka qenë drejtor i burgut në Kleçkë.
Halitjaha në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshminë e tij do ta vazhdojë edhe sot./rtk
Shqiptari arrestohet në Austri, kapet me 12 kilogramë kokain...
Reuters e interviston Përparim Ramën: Prishtina po cilësohet...
“Loja e portokallit”, ja kush ishin banorët që e fituan!
Produktet natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike
Moment historik për Threads – platforma numëron 300 milionë ...
Ukraina zbulon 12 agjentë që spiunonin për Rusinë