Haliti: Veseli do t’i fitoj votat për kryetar kuvendi në votimin e parë

12:09 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli do t’i fitoj votat në votimin e parë për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Unë besoj që nuk do të jetë sfidë e parealizueshme, kryetari i Kuvendit, kandidati i PDK-së do t’i fitoj votat në votimin e parë”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se detyra e kryetarit të Kuvendit i takon kreut më të lartë të PDK-së.

“Ne se kemi caktuar zyrtarisht po dihet ajo detyrë i takon të parit të partisë që është Kadri Veseli dhe po besoj që ai do ta mbajë këtë përgjegjësi”, është shprehur ai./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1493213284077092/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme