Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, i cili ishte njëri nga ndërmjetësuesit e pajtimit mes kryetarit të Pejës, Gazmnd Muhaxheri me familjen e personave e sulmuan fizkisht muajin e kaluar ka treguar se si kishte ndodhur ky pajtim mes të dyja familjeve.
“Gazin unë e kam mik, s’ka lidhje a është LDK a ku është, unë e respektoj shumë, edhe kur ka qenë në ORA e kam respektu edhe në kryesi të Kuvendit dhe ai është edhe kryetar i Pejës që jemi në koalicion me të dhe mua me ka ardhë keq ajo që i ka ndodh. Edhe familjen Lulaj i kam miq të vjetër, familjarisht njihemi dhe tu i shfrytëzu të dyja palët që i kam miq, i kam lutur të dyja palët dhe asnjëra nuk më ka refuzuar dhe u ulëm pa pasur nevojë me ba lutje të mëdha, por zotime nga të dyja palët që ne nuk e vazhdojmë këtë, duam të pajtohemi dhe u pajtuan”, tregoi Haliti në ATV.
Ai tha se, edhe pse për këtë veprim kishte marrë shumë kritika, prapë mendon se raste të tilla ëhstë mirë që të mbyllen.
“Kjo është mendoj një rast i mirë edhe pse kam lexuar komente, nuk duhet, duhet veç ligjit, por nganjëherë më mirë është me i ndërpre problemet sepse deri sa të veprojë ligji, mundet me vepru Maliqi. Sepse ne e njohim temperamentin e njëri tjetrit, e dimë se si janë përplasjet jo direkte me njëri-tjetrin, por përplasjet vinë për shkak të thashethemeve së kazasë dhe fshatrave që flasin për njëri tjetrin, jo tha ai kështu, jo tha ky kështu. Unë mendoj, jo vetëm ky rast, por të gjitha rastet me i mbyllë është mirë”, tha Haliti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...