Xhavit Haliti në Rubikon të KTV-së duke folur për fazën e fundit të dialogut me Serbinë është kthyer prapë te konferenca e Rambujesë. Ai ka kujtuar rrethanat nëpër të cilat u organizua, kush ishte kundër dhe si u vendos.
Sipas tij, vetë Haliti, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin të parët që e kanë mbështetur organizimin dhe përfaqësimin e Kosovës në Rambuje, ndërsa Sali Berisha, atëkohë lider i opozitës, ishte kundër.
“Sali Berisha është deklaruar kundër Rambujesë ndërsa presidenti e ministri i jashtëm s’kanë pas ndonjë rol. Nuk e di pse u deklarua kundër, ndoshta ka pas informata tjera ai mirëpo pastaj duke i parë të arriturat e saj ndryshoi mendim”, ka thënë ai.
Duke folur për ish-presidenti Fatos Nanon, Haliti ka thënë se ai kishte përkrahur në të gjitha takimet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Halitit, po të mos ishte gatishmëria e Thaçit dhe Veselit “do të vazhdoheshin aventurat”.
“Është herët të flasim por në të gjitha takimet që i kemi pas e ka mbrojt dhe e ka mbështet UCK-në. Pas një takimi që patëm shkuam te një ambasador, na thirri për darkë mua dhe një përfaqësues të shtetit shqiptar, pyetja e parë ishte se pse nuk do të merrni pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Ishte një konflikt në raportet e diplomacisë së fshehtë se ato funksionojnë të pavarura me njëra-tjetrën sepse secili do ta marrë flamurin për shtetin e vetë. U bë konferenca, por njerëzit luhateshin në deklarata. Ne vendosëm brenda ditës me presidentin, dy përfaqësues të dy vendeve mike. Kemi biseduar pastaj me pjesën e shtabit të përgjithshëm në Kosovë dhe kemi vendos që të marrim pjesë dhe kemi vendos për delegacionin. E dini që ai delegacion u udhëhoq nga Thaçi. Po ju them që sikur mos të ishte gatishmëria e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve, ne do të mund të vazhdonim nëpër aventura”, ka deklaruar Haliti.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion