Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim senatorin italian, Ludovico Sonego, i cili shoqërohej nga ambasadori i Italisë në vend, Piero Cristoforo Sardi.
Nënkryetari Haliti dhe senatori Sonego diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe temat që proekupojnë spektrin politik dhe opinionin publik në përgjithësi në Kosovë, si: demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit, liberalizimi i vizave, si dhe nevoja që ka Kosova për investime italiane, bën të ditur një njoftim nga Kuvendi.
“I diskutua po ashtu, edhe Gjykatën Speciale. Nënkryetari Haliti përsëriti qëndrimin e tij kundër shfuqizimit të kësaj gjykate, me bindje se përballja në Gjykatën Speciale është në interes të Kosovës. Ai tha se nuk duhet lejuar që Kosovës t’ia dizajnojnë fotografinë kundërshtarët e saj”, thuhet në njoftim.
Senatori italian, nga ana e tij, premtoi se Italia do ta mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit në BE, duke kërkuar që institucionet e vendit t’i kryejnë obligimet e tyre.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që në të ardhmen të dyja vendet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë në të gjitha fushat./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...