Google ADS

Haliti skeptik që demarkacioni kalon të mërkurën

20:17 | 26 Shkurt 2018
M. A.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur dyshimin se mund të arrihen dy të tretat e votave në Kuvend, të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Kjo, pavarësisht që partitë shqiptare në pushtet dhe partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë një pajtim në favor të votimin për ratifikim të marrëveshjes.

“Deklarata ka, por unë akoma nuk e besoj që mund të kalojë, në qoftë se nuk ka vota nga Lëvizja Vetëvendosje dhe në qoftë se edhe Lista Serbe voton kundër ose nuk vjen në seancë. Në qoftë se ndodhë kjo, atëherë po besoj që seanca prapë të shtyhet. Mund të hapet debati, derisa të përgatiten kushtet për t’u votuar”, tha Haliti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme