Pas akuzave gjate ditës së djeshme, ka reaguar sot Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti. Përmes Facebook-ut, ai ka thënë se nuk është i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranëve të UÇK-së
Postimi i plotë:
S’ jam i implekuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së
Dje (e mërkurë), disa media kanë raportuar sikur qenkam i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK-së.
Ky raportim nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën faktike.
Personat që përfliten në këtë rast, për mua janë thjeshtë të panjohur. Për ta nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë.
Ftoj publikisht edhe prokurorinë që të deklarohet për këtë rast dhe të bëjë sqarimet e nevojshme.
Duke e çmuar seriozitetin e çështjes, i bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pa përjashtim çdo rast që ndërlidhet me keqpërdorime rreth certifikatës së veteranit të UÇK-së./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit