Me gjithë deklarimet që janë bërë së fundi nga zyrtarë të PDK-së, se i kanë numrat për ta votuar kryetarin e Kuvendit, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ata nuk i kanë numrat, pasi po t’i kishin do të merrnin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Haliti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se ende nuk dihet nëse PAN, do të marrë pjesë në seancën e së hënës, derisa ka shtuar se është në interes të vendit koalicioni me LDK-në.
“Ne sikur t’i kishim votat të gjitha, ne do të futeshim në seancë të zgjidhnim kryetarin e Kuvendit dhe do ta caktonim seancën për ta zgjedhur kryeministrin, respektivisht Qeverinë”, tha ai, transmeton arbresh.info.
Kurse, sa i përket pjesëmarrjes në seancën e së hënës, të thirrur nga kryesuesi, Adem Mikullovci, pa takimin konsultativ të cilin e ka kërkuar PDK-ja, Haliti thotë se ende nuk ka vendos partia nëse do të marrin pjesë, por thekson se është e drejtë e kryesuesit që të thërras seanca./arbresh.info/
Hamza: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe d...
Aplikimi i vaksinës HPV-së, Rama: Ky është një hap i madh dr...
Vitia: Janë marrë të gjitha masat për të përballuar çdo situ...
183 aksidente gjatë muajit dhjetor në rajonin e Ferizajt
Lushaku – Sadriu uron fillimin e gjysmëvjetorit: Asnjë shkol...
Rama, nesër mban konferencë për media mbi sukseset dhe plane...