Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se tashmë është e qartë se çfarë kërkon perëndimi për Serbinë e çfarë për Kosovën në kuadër të zgjidhjes politike për vendin.
“E pat çka ndodhi me përpjekjen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e patë çfarë ndodhi me zvarritjen për votimin e Marrëveshjes për demarkacionin. Do ta shihni se çfarë do të ndodhë sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Është marrëveshje ndërkombëtare që e kanë nënshkruar krerët më të lartë të vendit”, ka thënë Haliti, në “Rubikon” të KTV-së.
Ai ka thënë se bota nuk ka kohë me u marrë më shumë me Kosovën.
“Bota, e sidomos perëndimi kanë problemet me Rusinë, me Azinë e të tjera. Besoj se edhe ne duhet të jemi më të shpejtë në pranimin e variantit që e ofron perëndimi”, ka thënë Haliti, derisa ka shprehur bindjen se ky variant nuk e cenon sovranitetin e Kosovës.
“Asociacioni do të jetë në përputhje me vërejtjet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, sipas tij, “perëndimi Serbinë do ta tolerojë edhe për një kohë që të mos e njohë Kosovën, por do ta detyrojnë që të mos angazhohet që ta pengojë Kosovën në anëtarësimin e mekanizmave ndërkombëtar dhe të mos lobojë kundër njohjeve ndërkombëtare”.
“Serbia nuk hyn në BE pa i zgjidh të gjitha problemet me fqinjët, njësoj si Kosova që nuk hyn në BE pa zgjidhur problemet me fqinjët”, ka thënë ai.
Kur ka folur për një Ekip Uniteti, ai ka thënë se “e ka kryer punën në Vjenë”.
“Nuk është se kanë kryer ndonjë punë atje, por kanë zbatuar vendimet që janë marrë. Qysh na ka ndodhur edhe në Rambuje, kemi marrë pjesë por formula ka qenë e perëndimit dhe ne kemi qenë të detyruar ta zbatojmë”, ka thënë ai.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja