Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka komentuar për zhvillimet e pritshme që do të ndodhin me 4 shtator në Uashington.
Haliti në “Debat Plus”ka thënë mbrëmë se Kosova nuk e ka fuqinë për të vendosur veto në ndonjë proces.
“Në rrethanat që jemi askush nuk ka nevojë të qet gjoksin para. Bota po ndryshon shumë. Shtetet e fuqishme në Ballkan janë të preokupuara me problemet mes Turqisë e Greqisë”, tha ai.
Ish-deputeti i PDK-së, thotë se Kosova duhet të jetë e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë por nuk duhet ta teprojë me kërkesa.
“Ne nuk jemi të gatshëm të luajmë rolin e të fortit të ballafaqohemi me problemet që kemi. Ne duhet të punojmë për të mirën e këtij vendi”.
Haliti thotë se Kosova do të përballet me vizion Evropian që nuk dëshiron ndryshim të kufijve dhe me atë të Grenellit që edhe mund të pranojë ndryshimin e kufijve.
“Për këto dy opsione do të përplasen ata që i proklamojnë”.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se si në takimin e 27 qershorit që u planifikua në Uashington ashtu edhe në këtë të 4 shtatorit, protagonisti është Amerika.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...