Koalicioni i përbërë nga PDK-AAK e Nisma i ka votat e nevojshme për formimin e Qeverisë, ka thënë anëtari i kryesisë se PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti ka thënë se aktualisht koalicioni i ka 61 vota aq edhe sa janë të domosdoshme për votimin e mandatarit për postin e kryeministrit.
“Sa për të formuar qeverinë nuk është problem i madh. Janë disa çështje tjera qe kanë të bëjnë pas krijimit të qeverisë se si do të funksionoj. Do të ishte më mirë qe të ketë një numër më të madh edhe mbështetësish edhe partive të koalicionit. Por, sidoqoftë sipas deklaratave të ngarkuarve për të komunikuar qoftë në PDK qoftë apo edhe nga deklarimet e kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj koalicioni i ka 61 vota aktualisht”, ka thënë Haliti për ‘Indeksonline’.
Zyrtari i lartë i PDK-së ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes se AKR-së në koalicionin PAN.
“Kjo është çështje e qëndrimit politik qe do ta ketë koalicioni ynë dhe Pacolli. Ai është në koalicion me LDK-në. Brenda koalicionit PAN askush nuk është deklaruar kundër përfshirjes se Pacollit. Nuk kam asgjë kundër”, ka shtuar ai.
Ish- nënkryetari i Kuvendit në legjislaturën e kaluar e ka komentuar edhe ftesën e presidentit Thaçi për takim konsultativ me partitë politike.
Presidenti, sipas tij, po e kryen detyrën e vet.
“Është obligim kushtetues me i taku partitë, por edhe deputetët të cilat i kanë marrë votat e qytetarëve e kanë për detyre me konstitu Kuvendin edhe me e votu qeverinë”, ka përfunduar Haliti.
Tashmë janë bërë më shumë se 10 ditë nga certifikimi i rezultatit zgjedhor. Partitë politike janë në pritje të thirrjes se seancës për konstituimin e Kuvendit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...