Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka treguar se është pro përfshirjes së PDK-së në Qeverinë Hoti.
Haliti përmes një postimi në Facebook, ka numëruar disa arsye sa i përket hyrjes së PDK-së në koalicion qeverisës. Sipas Halitit, se të gjitha këto çështje kërkojnë politikëbërje të përgjegjshme shtetërore dhe jo individë apo koalicion të brishtë si ky që e kemi.
“Për t’u përballur me të gjitha këto probleme duhet të kemi një koalicion të madh me politikanë e ekspertë të mirë e të përgjegjshëm. Duke besuar në fuqinë e PDK-së, te ekspertët dhe te politikanët e saj, mendoj se duhet bashkuar (sipas një marrëveshjeje) së pari me LDK-në, e edhe me partitë tjera për të qeverisur me vendin, për t’u përballur me çështjet që duhet t’i zgjedhim”, ka shkruar Haliti.
Postimi i plotë:
Mendimi i lirë i individit është pjesë e rëndësishme e demokracisë. Në PDK askush s’e penalizon askënd për mendimin e shfaqur publikisht.
Si çdokund tjetër ku kërkohet dhe më jepet rasti të flas për probleme të caktuara të sferës politike, mendimi im është i hapur edhe në organet e PDK-së. Demokracia nuk është anarki, por është diktaturë e ligjit, rregullave, statutit, e Kushtetutës. PDK, pas debatit në organet e saja, të gjitha vendimet i merrë me konsensus ose me shumicën e votave, të cilat çdo herë i kam respektuar dhe do t’i respektoj edhe në të ardhmen.
Pyetja që shtrohet shpesh këto ditë, për sa i përket koalicionit qeverisës: të hyjë PDK-ja ose jo? Edhe në këtë rast unë e kam mendimin tim. Kosova është në udhëkryq të madh për shumë arsye.
Po i numëroj disa, pa e bërë kategorizim sa i përket rëndësisë së tyre:
– Pandemia COVID-19;
– Dialogu me Serbinë;
– Ndalimi i njohjeve të shtetit të Kosovës;
– Tërheqja e njohjeve të shtetit të Kosovës;
– Gjykata Speciale.
Shto këtu edhe ekonominë e dobët; arsimimin që lë për të dëshiruar; shëndetësinë; papunësinë; korrupsionin; nepotizmin; organet e sigurisë; integrimin në institucionet ndërkombëtare; aleancat strategjike me SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe etj., politika e jashtme… që të mos i numëroj të gjitha me radhë.
Të gjitha këto çështje kërkojnë politikbërje të përgjegjshme shtetërore dhe jo individë apo koalicion të brishtë si ky që e kemi.
Për t’u përballur me të gjitha këto probleme duhet të kemi një koalicion të madh me politikanë e ekspertë të mirë e të përgjegjshëm.
Duke besuar në fuqinë e PDK-së, te ekspertët dhe te politikanët e saj, mendoj se duhet bashkuar (sipas një marrëveshjeje) së pari me LDK-në, e edhe me partitë tjera për të qeverisur me vendin, për t’u përballur me çështjet që duhet t’i zgjedhim. Prandaj edhe po kërkoj që të lihen interesat personale për interesin e vendit dhe të të gjithë qytetarëve.
https://www.facebook.com/xhavithalitii/posts/3482372025157819
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet