Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Beteja e Koshares ka qenë marrëveshja më e mirë që kanë arritur dy palët kundërthënëse që ekzistonin ndër shqiptarët në luftën e Kosovës.
Haliti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ideja e tij ka qenë që më mirë të luftohet në kufi me Serbinë në mënyrë që të ndalen furnizimet me armë dhe ushtarë për serbët se në Koshare ku ishte kufiri shqiptaro-shqiptar.
“Ahmet Krasniqi ka pasur ide që të bëhet sulm dhe të çlirohet një pjesë e Kosovës dhe atje të vendoset shtabi i përgjithshëm i ushtrisë. Mësimet e tij kanë qenë mësimet e një ushtrie të rregullt me komandë dhe struktura ushtarake, shtetërore, qeverisëse, por nuk kanë qenë të atij niveli kur bëhej fjalë për Kosovën”.
Nënkryetari i Kuvendit thotë se ka pasur informacion për Kosharen, por vet personalisht asnjëherë nuk ka qenë atje.
“Kam pasur informacion se po dëshirojnë ta fillojnë betejën në Koshare”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haliti thotë se kur kanë bërë marrëveshje për fillimin e Betejës së Kosharës, pjesëtarët e UÇK-së me protagonistët që ai thotë se nuk e di a kanë qenë ushtarë apo komandantë.
“Nuk e di si kanë qenë të organizuar ata [pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes (FARK-ut)], sepse shumë herë po dëgjoj se askush nuk po del ushtarë por të gjithë komandantë. Nuk ka qenë ashtu”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh