Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti tha se pas zgjedhjeve në Kosovë, do të duhej të formohet një qeveri e unitetit kombëtar, për t’i kryer obligimet ndërkombëtare.
Ai tha se propozimi për qeveri me rrotacion, Haliti tha se ky është vetëm propozim i Haradinajt, ndërsa më serioze e sheh formimin e një qeveria të unitetit kombëtar.
“Është një propozim i tij. Për mua serioze është me e ba një qeveri të Unitetit Kombëtar për një vjet, në të cilën është edhe Vetëvendosja edhe të tjerët edhe me i kry detyrimet qe i kemi në raport me obligimet që i kemi para bashkësisë ndërkombëtare. Nuk mundemi ne tash me e shty edhe për 10 vjet dhe ai që ka me e nënshkru, kanë me ia përmend këto partitë tjera edhe 100 vjet që ti e tradhtove se ke thanë nuk e tradhtoj. Obligimet janë obligime, marrëveshjet ndërkombëtare janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat prevalojnë mbi kushtetutën dhe ne duhet ta kemi këtë parasysh”, tha Haliti në ATV,
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...