Google ADS

Haliti: Mbajeni distancën që ta tejkalojm këtë situatë me sa më pak të infektuar

12:40 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka apeluar te qytetarët që të kenë parasysh rrezikun që mund ta shkaktoj qarkullimi i pakontrolluar dhe lëvizjet e panevojshme, e posaqërisht grumbullimi i njerëzve, në përhapjen e virusit Covid19.

“Andaj, edhe pse lajmi i mirë që 77 vjeçari nga Stublla tash më është shëruar dhe ka rezultuar negativ dhe gjendja shndetsore e të tjerëve është e mirë dhe drejt normalizimit, megjithatë kujdesi dhe vigjilenca qytetare për ti’u shmangur turmave dhe levizjeve duhet të jetë në nivelin e duhur. Apelojm që të mbahet distanca, por edhe të kufizohet lëvizja e qarkullimit, të paktën edhe në këto tri javët e ardhshme, në mënyrë që ta tejkalojm këtë situatë me sa më pak të infektuar dhe pasoja”, ka thënë Haliti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme