Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës, pasi sipas tij vendi nuk e ka luksin që t’i bojkotojë samitet si ky i Pragës.
Ai në një postim në Facebook, tha se mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Pragës, i krijon hapësirë Serbisë, respektivisht veprimtarisë së saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.
“Tërheqje e Kosovës nga skena ndërkombëtare paraqet lëshim terreni ndaj Serbisë”, ka shkruar Haliti në facebook.
Postimi i plotë:
Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës
Shteti i Kosovës nuk e ka luksin që t’i bojkotojë samitet si ky i Pragës, ku krahas Grupit të Vishegradit, të cilin e përbëjnë Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, marrin pjesë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Pragës, i krijon hapësirë Serbisë, respektivisht veprimtarisë së saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.
Tërheqje e Kosovës nga skena ndërkombëtare paraqet lëshim terreni ndaj Serbisë.
Shteti i Çekisë e ka njohur shtetin e Kosovës më 21 maj 2008 dhe kjo njohje, pavarësisht deklaratave individuale, vazhdon të mbetet e vlerëshme. XHH
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun