Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur përsëri për deklaratën e tij në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë seancës së ditës së martë kishte thënë se qeveria e Bujar Bukoshit nuk është marrë me ushtarët të cilët ‘kanë qëndruar nëpër therra’.
E kjo kishte shkaktuar reagimin e djalit të dëshmorit, Sali Çekaj.
Mirëpo, përmes një shkrimi në Facebook, Haliti u shpreh se e kupton situatën dhe faktin që djali i dëshmorit Sali Çekaj mund të jetë prekur nga deklaratat e tij, duke i kërkuar falje publikisht të gjithë atyre që mund të jenë lënduar nga kjo shprehje që ai thotë se ka ardhur nga afekti.
Ky është postimi i plotë i Halitit:
Dëshmori i kombit Sali Çekaj ishte ndër të rrallët luftëtarë, që ishte mbështetës i vendosur i Presidentit Ibrahim Rugovës. Këtë vijë, pra atë të Rugovës, Çekaj e mbrojti deri në fund, duke luftuar së bashku me ushtarët e tjerë të UÇK-së.
Djalin e Sali Çekajt e kuptoj, se mund të jetë prekur. Reagimi im në Kuvend ishte pak i nxitur dhe nëse jeni lënduar, ju kërkoj falje publikisht, jo vetëm juve, por të gjithë atyre që mund të jenë lënduar nga kjo shprehje e bërë pak a shumë në afekt. Përndryshe, përkulem me respekt para veprës sublime të çdo dëshmori të kombit shqiptar.”
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...