Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e ka komentuar kërkesën e disa deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Haliti ka thënë se nga pikëpamja procedural ka të bëjë me një dispozitë kushtetuese dhe shfuqizimi i një dispozite kushtetuese është e pamundur të realizohet në formën se si ka kërkuar grupi i deputetëve.
Sipas tij ndryshimi ose shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese nga pikëpamja procedurale realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar.
Postimi i tij i plotë:
“Rreth kërkesës së disa deputetëve për procedimin e Projektligjit për shfuqizimin e Ligjit nr.05/L-053, Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar:
Nga pikëpamja procedurale, kemi të bëjmë me një dispozitë kushtetuese. Shfuqizimi i një dispozite kushtetuese është e pamundur të realizohet në formën dhe mënyrën se si ka kërkuar grupi i deputetëve të cilët e kanë nënshkruar kërkesën.
Ndryshimi ose shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese (neni 162 i Kushtetutes), nga pikëpamja procedurale mund të realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar.
Është parim i së drejtës ndërkombëtare forma dhe mënyra se si mund të ndryshohet kushtetuta apo dispozitat e veçanta të saj.
Do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutes nëse Kryesia do të lejonte shqyrtimin e iniciativës ligjore të deputetëve nënshkrues të kësaj kërkese.
Kjo iniciativë duhet të refuzohet nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe çështja nuk mund të shkojë më tej. Kjo dispozitë kushtetuese i jep të drejtë Kryesisë që ta bllokojë iniciativën e deputetëve apo edhe të Qeverisë në mynyrë fare të thjesht proceduralisht, duke mos e futur fare në shqyrtim.
XHH”, ka shkruar Haliti në Facebook.
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...