Haliti: 1 tetori i vitit 1997 shënon thyerjen e mitit të dhunës serbe nga rinia kosovare

11:29 | 1 Tetor 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti përmes rrjetit social Facebook ka kujtuar 1 tetorin e vitit 1997 ku rinia studentore e Kosovës kundërshtuan pushtimin e Serbisë për vendin tonë.

Haliti ka thënë se kjo ngjarje shënon thyerjen e mitit të dhunës serbe nga rinia studentore e Kosovës, transmeton arbresh.info.

Më poshtë keni postimin e plotë të Halitit:

1 Tetori i vitit 1997 shënon thyerjen e mitit të dhunës serbe nga rinia studentore e Kosovës dhe kthimin e guximit qytetar në kërkim të lirisë, kurorëzimi i së cilës do të kulmonte me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme