Halimi: Refuzimi i vizave për ShBA, pasojë e narratives izolacioniste

21:54 | 9 Nëntor 2022
E.H

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se refuzimi i vizave për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.

Përmes një postimi në Facebook, Halimi tha se rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike.

“Rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike. Prandaj, fjala e thënë është përgjegjësi, e shtetet moderne u kushtojnë rëndësi deklaratave publike. Refuzimi i vizave për të udhëtuar në ShBA, është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese. Një politikë e përgjegjshme i mban afër aleatët, ngase zbehja e besimit të miqve ka pasoja të dëmshme për reputacionin e vendit tonë tek demokracitë e mëdha”, ka thënë Halimi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme