Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se gazetarët në Kosovë sot ballafaqohen me probleme nga më të ndryshmet.
Ajo thotë se pavarësisht kërcënimeve, shantazheve e madje edhe sulmeve fizike gazetarët e bëjnë punën e tyre duke adresuar të gjitha problemet e qytetarëve.
“Kërcënimet, shantazhet e madje edhe sulmet fizike janë bërë përditshmëri për punën e tyre. Mirëpo, përkundër sfidave të ndryshme, gazetarët e bëjnë të mundur jetësimin e vlerave fondamentale të lirisë së shprehjes. Falë sensit qytetar dhe guximit të tyre për të kritikuar, bëhen zëri më i artikuluar i problemeve që sot i kanë qytetarët e vendit”.
Ajo ka kritikuar partinë në pushtet për qasjen ndaj mediave duke thënë se për shkak të paaftësisë në qeverisje problemin po e bart te mediat.
Zyrtarja e LDK-së thotë se mediat për Vetëvendosjen janë ballafaqim me realitetin që, sipas saj, është vështirë të pranohet.
“Derisa, fatkeqësisht sulmi ndaj medieve është shndërruar në mjet komunikimi nga pushteti politik. Praktikë kjo, e njohur, kur një qeverisje demonstron paaftësi, gjithmonë bartë problemin tek mediat. Në shoqëritë demokratike mediat janë pasqyrë e qeverisjes së mirë, mirëpo, për partinë në pushtet është ballafaqimi i vërtetë i realitetit të hidhur, e cila vështirë të pranohet. Partitë në pushtet vijnë e shkojnë, por mediat mbesin kujdestare të vlerave të demokracisë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...