Paqja dhe siguria duhet të jenë prioritet në këto rrethana politike në të cilën gjendet vendi ynë. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi. Sipas saj, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kryeministër që në radhë të parë është transparent, dhe i informon ata se kah po shkon procesi i dialogut.
Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se sado që në pamjen e parë duket e rëndësishme çështja e targave, është e pakrahasueshme me maturinë që duhet të tregoj qeveria karshi, jo vetëm aleatëve, por edhe frymës paqësore që duhet ruajtur.
Sipas saj, gjuha e kujdesshme e përafruese, sjell normalitetin që na duhet aq shumë. “Janë urtësia në udhëheqje, maturia në qëndrime dhe largpamësia në vendimmarrje, ato që e ruajnë dhe e zhvillojnë shtetin. Ndërsa ‘patriotizmi’ folklorik e virtual është dritëshkurtër, pasojat e së cilit mund të mos i ndjejmë sot, por më vonë”, ka shkruar Halimi.
Qytetarët e Kosovës, sipas saj, kanë nevojë për një kryeministër që në radhë të parë është transparent, dhe i informon ata se kah po shkon procesi i dialogut.
”Së dyti, kryeministri duhet të negocioj në emrin tonë, duke e pasur parasysh gjithë historinë tonë të dhimbshme në të cilën kemi kaluar si popull, nga ku i kemi krijuar aleancat strategjike që i kemi sot. Këto aleanca nuk janë të mirëqena, nuk janë të garantuara”, ka shkruar Halimi, duke shtuar se këto aleanca duhen ruajtur dhe mirëmbajtur, duke ndërtuar raporte bashkëpunimi me aleatët tanë, ShBA e BE.
“Ndaj, në esencë, njohja reciproke, sovraniteti dhe ruajtja territoriale do ta krijonte domosdoshmërisht edhe implementimin e idesë së targave, është logjikë e kauzalitetit shkak – pasojë, rrjedhimisht do të duhej që targat të pezullohen, para se të fillonte takimi në Bruksel. Duke u krijuar një situatë e tillë, kemi transformim të imazhit të politikës serbe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë – nga agresor në viktimë e kjo kurrsesi nuk duhet të ndodhë”, ka shkruar tutje Halimi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...