Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë se të dyshuarit për vrasjen e Liridonës janë përballur me veten e tyre të ligë.
Me anë të një postimi jnë Facebook, Halimi thotë se në kohën kur Liridona do të duhej ta gëzonte jetën, ajo varroset e zhvarroset, duke mos e fituar paqen as në amshim, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo tha se gratë në Kosovë vriten çdo ditë.
“Kur një akt i tillë mizor na trand të gjithëve, a kemi arritur të reflektojmë për mendimet e qëndrimet që i kemi për gratë e vajzat në përditshmëri? Jo. Është shtirje! Gratë në Kosovë çdo ditë vriten së pari në gjuhë që është mendësi patriarkale; pastaj mbi to rëndon dhuna psikologjike, e në fund vriten me armë, edhe nga vrasës me pagesë?! “, ka shkruar tutje zëdhënësja e LDK-së.
“Nesër, Liridona kthehet tek toka e çiknisë së saj, për t’na grithë shpirtin e ndalë kohën.”, tha ajo.
“Asaj ia preu jetën mendësia e një shoqërie të mërguar larg në tradita mizore.”, u shpreh ndër të tjera Halimi.
Ndryshe, nesër Liridona Ademaj do të rivarroset në fshatin e saj të lindjes Rracaj të Gjakovës në ora 14:00. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Nesër rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës