Halimi: Kur flasim tek politika, aspekti gjinor nuk afekton rezultatet

23:46 | 7 Janar 2021
L G

Sondazhet e sontme të publikuara, janë pjesë e një hulumtimi për të cilin intervista e fundit me të anketuar është kryer para 48 orësh.

Këtë e thotë vet hulumtuesi Fisnik Halimi, ndërsa shton se pjesëmarrës në këto sondazhe janë rreth 1050 respodentë, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket këtij hulumtimi kemi vetëm 48 orë prej që është kryer intervista e fundit dhe këto rezultate që do të shohim, janë plotësisht të freskëta”.

”Është një standard global prej 1050 respodentëve. Krejt përvoja jonë flet që është shifra e artë për të dalë deri tek shifrat e sakta të mira dhe të duhura. Edhe pse në një mostër më të madhe ulet margjina e gabimit”.

”Edhe pse teoritikisht margjina është 2%, ne në nivel të Kosovës dalim me margjina të gabimit edhe më të ulëta se sa përqindja prej 2”.

Megjithatë, Halimi pohoi se hulumtimi u realizua pa prezencën e minoritetit serb.

”Të gjitha rajonet e Kosovës, kemi të bëjmë me votuesit shqiptarë dhe minoritetet joserbe”.

”Në këtë anketim nuk përfshihen serbët sepse realisht ata nuk janë pjesë e garës demokratike, për shkak të numrit të rezervuar të votave, për shkak se një parti fiton tek komuniteti serb dhe për arsye thjeshtë praktike sepse me matjen apo pa matjen e serbëve ne nuk marrim rezultate të tjera”.

”Për 100 vende garohet për 20 vende nuk garohet, pastaj garë brenda atyre 20 vendeve edhe mund të ketë, por shpesh nuk ka fare – ky është realiteti”.

Sipas tij kur flitet për politikë, aspekti gjinor nuk afekton rezultatet për shkak të një shtrese jo të vogël të popullsisë së Kosovës e cila voton në formën tradicionale.

”Një person vendos për disponimin politik, të familjarëve”, shprehet Halimi.

Ai thekson po ashtu se në zgjedhjet e kaluara proporcioni i pjesëmarrjes në aspektin gjinor, ishte natyral 50 me 50.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme