Halimi: Konjufca nuk ka iniciuar asnjë nismë lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese ndaj grave deputete

12:47 | 10 Dhjetor 2023
E.H

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka akuzuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca për mos inicimin e asnjë nisme, akti ose Rezolute lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese ndaj grave deputete.

Me anë të një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se partia në pushtet, e të cilës i përket edhe Konjufca, sipas saj i ka dhënë frymë dehumanizuese diskursit politik, përcjell Arbresh.info.

“Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk ka iniciuar asnjë nismë, akt ose Rezolutë në Parlament lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese ndaj grave deputete. Partia së cilës i takon z. Konjufca është për keqardhje për frymën dehumanizuese që i ka dhënë diskursit publik”, ka shkruar Halimi.

Teksa thotë se gratë janë të demotivuara nga politika, Halimi komenton edhe deklaratën e Konjufcës lidhur me hekurosjen e rrobave dhe larjen e enëve.

“Në një rend të ri shoqëror e politik të krijuar nga Vetëvendosje, sot gratë janë tërësisht të demotivuara nga politika. Edhe nëse Konjufca i hekurosë rrobat dhe lanë enët, kjo nuk i jep atij dhe pushtetit të VV-së asnjë shtysë për promovimin dhe jetësimin e barazisë gjinore as në Kuvend e lëre më në shoqëri”, tha Halimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme