Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e mbajtur sot për aktakuzën me gazin lotsjellës.
Haxhiu iu drejtua sot prokurorit duke i thënë “Dorëzohu, s’është vonë”, e që kjo ka nxitur reagimin e Halimit.
Përmes një shkrimi në Facebook, nënkryetarja e LDK-së, tha kjo shpërfaq qasjen e dhunshme të qeverisjes aktuale në Kosovë.
Halimi tha se mendësia e gazit lotsjellës ekziston akoma te partia në pushtet siç ekzistonte sa ishte në opozitë, por se tash, sipas saj, është përkthyer në kërcënim.
“Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por tashti shndërrohet në kërcënim, si reflektim i qasjes së dhunshme. Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si Vetëvendosje erdhi në pushtet”, shkroi ajo.
Ajo tha se, me këtë koment, Haxhiu ka tentuar të ndërhyjë në drejtësi.
“Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”!? Duke ndërhy paskrupullt në pushtetin e ndarë. Kjo është qasje e rrezikshme dhe shpërfaq mendësinë e gazit lotsjellës në qeverisje duke u përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit”.
“Kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar”, tha Halimi. /arbresh.info/
lexo edhe:
Rrëfimi i trishtë i Drilonit, problemet me shëndetin dhe vua...
Parashikimi i motit për vikend
Ministri i Jashtëm izraelit do të votojë në favor të armëpus...
Zarfi i zi, Vëllai i Madh kumton ndëshkimin ndaj banorëve!
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd para televizionit RTS
7 Ushqimet me karbohidrate që duhet të blini për të ulur kol...