Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryetares së Ferizajt, Sibel Halimi, deklaroi se ka dy dekada që po merret me probleme me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare në përgjithësi dhe veçanërisht qytetarët e Komunës së Ferizajt, kështu që theksoi se në politikë konsideron që do të bëhet një përkthim nga studimet sociale që i ka bërë në veprime konkrete politike.
Në emisionin Edicioni Zgjedhor në Klan Kosova ajo u shpreh se programi i saj është hartuar nga vet qytetarët, nga shqetësimet dhe nevojat me të cilat ka pothuajse tre muaj që po merret, e të cilat i ka vendosur në tri prioritete kryesore.
“E para është transparenca, llogaridhënia dhe mundësitë e barabarta, si tri prej vlerave kryesore të qeverisjes së mirë. Për mua është shumë e rëndësishme që komuna të ketë këtë lloj të qeverisjes së mirë me këto vlera qendrore, meqë në momentin kur nuk ka mundësi të barabarta bëhet edhe shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut”.
“Si prioritet të dytë kam vendosur edhe një sërë çështjesh të tjera me të cilat qytetarët e Ferizajt po ballafaqohen. Fatkeqësisht jemi në shekullin e 21 dhe ende kemi probleme me ujin, kanalizimin dhe mbeturinat”.
“E treta është çështja e arsimit, e kemi parë që është bërë aq shumë politizimi i shkollave saqë i është humbur mundësia e punësimit qytetarëve që nuk i takojnë partisë politike e cila është në pushtet. Para dy orësh inspektorati i punës e ka dënuar drejtorin e arsimit me 3 mijë e 800 euro për shkak të nepotizmit dhe punësimit të mësimdhënësve pa konkurs”.
Halimi po ashtu tregoi se tek planet e saj bën pjesë edhe ndërlidhshmëria e 13 profileve të shkollave profesionale, subvencionimi i StartUp-eve të të rinjve dhe grave, parkingjet nëntokësore, treg me strehë për tregtarët, zgjidhjen e çështjes së spitalit, sigurinë në shkolla dhe përfshirje të psikologëve aty, etj.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...