Google ADS

Halimi e LDK-së: Bashkë me zyrtarët policorë duhet të shkoj edhe eprori i tyre, Xhelal Sveçla

17:52 | 3 Dhjetor 2022
E.H

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo kërkesë e Halimit vjen pas lajmit për suspendimin e zyrtarëve policorë që nuk i kryen detyrat, zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan që u vra mizorisht në oborrin e QKUK-së.

“Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”, ka shkruar Halimi.

Sipas Halimit, shteti dështoi ta mbroj gruan që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, pasi e njëjta ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor.

“Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, shkroi ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme