Halil Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj personave të cilët kanë komentuar në profilin e kreut të LDK’së, Isa Mustafës, duke i “dëshiruar vdekje”, pasi ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.
Matoshi ka thënë se persona të tillë janë qenie primitive dhe monstrumë.
“E papranueshme!Të gjithë ata që i gēzohen lajmit se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, paskësh dalë pozitiv në testin e Coronavirusit dhe që komentojnē duke i dëshiru vdekje një njeriu, me lehtësi të padurueshme, janë thjeshtë qenie primitive, monstrumë.
I trishtueshëm fakti se çfarë brezi me mendësi mizore, ka kriju lëvizja antiestabilishment, përmes mobilizimit populist në Kosovë!?”, ka thënë Matoshi.
Ai madje ka thënë se policia e krimeve kibernetike duhet të merret me profile të tilla të ‘facebook’.
“P.S.Policia hetuese e krimeve kibernetike duhet me u marrë dendur me këto profile në Facebook, sepse ky soj njerëzish janë vrasës potencialë”, ka përfunduar Matoshi.
Sot kreu i LDK’së ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se gjendjen shëndetësore e ka stabile.
Anëtarët e tjerë të familjes, Mustafa ka thënë se nuk kanë rezultuar pozitiv, derisa ka bërë thirrje për kujdes.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...