Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati, ka ftuar në dasmën e djalit të tij kreun e PDK’së, Kadri Veselin dhe një ndër figurat më të rëndësishme të kësaj partie, Sami Lushtakun, ku të gjithë së bashku kanë shkrepur një fotografi edhe pse këta të fundit dukeshin se kishin përçarje mes vete nga momenti kur Veseli vendosi t’i largojë nga partia e tij të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë.
Si rezultat i këtij vendimi të Veselit filluan dorëheqjet. Zëvendësministri Agim Çeku, ministri Besim Beqaj, kryetari i degës së PDK’së në Klinë Sokol Bashota, Zenun Pajaziti i akuzuar për aferën “pronto” e të tjerë, u dorëheqjen nga pozitat e tyre. Por këtë nuk e ka bërë Sami Lushtaku, madje ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “S’ka bir nane që më largon nga PDK’ja”.
Pasi kërcënimit se do ta largonte nga PDK’ja, Veseli e Lushtaku janë bërë bashkë – për të ngrënë mish e për të pirë. E pas kësaj ata janë bërë bashkë përsëri, por kësaj radhe në dasmën e djalit të Ksatratit.
Përveç këtyre, në këtë aheng ishin të ftuar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i jashtëm në dorëheqje Behxhet Pacolli dhe ministri Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, edhe ky në dorëheqje.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen