Komuna e Prizrenit dhe shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë organizuar ceremoninë e ndarjes së 28 shtëpive për 28 familje në nevojë.
Kryetari i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati, ka thënë se janë bashkuar dhe rezultati i bashkimit janë çelsat e shtëpive.
“Kemi qenë bashk në kohët kur Kosova ka pasur nevojë më së shumti. Në sofrën e “Jetimave të Ballkanit” pasha Zotin po dinë me kon bashkë të gjithë. Kur Kosova ka nevojë më së shumti ne po bëhemi bashkë . Sot jam krejt i thjeshtë sepse unë nuk kam bërë gjë, vetëm se jam munduar, që djersën e tyre, amanetin e dëshmorve ta drejtoj tek nevojtarët. Lavdatat më të mëdha shkojnë tek ata të cilat me ndihmat e tyre na sollën këtu”, ka thënë ai.
Kastrati ka thënë se shpreson që të gjithë qytetarët e Kosovës t’i shoh me standard të mirë jetese.
“E lus Zotin të mos më dal shpirti pa e parë Kosovën ku të gjithë kanë një standard jetese siç është më së miri. Në emrin tim dhe të shoqatës ju uroj Festën e Flamurit të gjithë shqiptarëve, ju uroj ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, i uroj për daljën e parë të UÇK-së në skenë. Familje për hajër u qofshin shtëpitë e reja. Vitin tjetër ‘Jetimat e Ballkanit’ do të kenë një surprizë më të madhe”, ka theksuar ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/605918289824846/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç