Google ADS

Halifax prezanton Thaçin dhe Stoltenberg, si folësit kryesor të Samitit

12:17 | 17 Nëntor 2017
M. A.

Forumi Ndërkombëtarë për Siguri “Halifax” përmes rrjetit social Twitter ka paralajmëruar dy folësit kryesor të këtij forumi, që mbledh mbi 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës.

Thaçi dhe Stoltenberg do të jenë në dy panele, ku do të diskutohet për tema të ndryshme, që ndërlidhen me sigurinë globale. Në kuadër të forumit, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të Kanadasë, të NATO-s dhe shteteve pjesëmarrëse në këtë forum.

Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale.

23660715_10155822955448149_1403185118_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme