Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.
Ajo gjatë fjalimit të saj, ka thënë se Kosova ka përparuar mjaftë që nga periudha e pavarësisë së saj, dhe se sipas ambasadores Nikki Haley, SHBA-të janë të gatshme që ta ndihmojnë edhe më tutje Kosovën.
Ambasadorja Nikki Haley, i bëri thirrje Serbisë që të përafroj marrëdhëniet e saj me Kosovën.
Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, ku në fjalimin e saj në KS të OKB-së, tha se SHBA-të do ta mbështesin Kosovën në anëtarësimin e të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë këtu edhe OKB-në, raporton “Zeri.info”
“ Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ndër të tjerash ambasadorja Haley.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet