Teuta Sahatqija, konsulle e Kosovës në New York ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen ‘Falënderim për miqësi’, të organizuar nga ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley.
Sahatqija thotë se Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës së Turqisë, e cila kundërshtonte njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim.
Ajo tha se në këtë pritje të organizuar, Haley falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojnë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.
Ky është postimi i plotë i Teuta Sahatqija në Facebook:
“Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA pranë KB, Znj Nikki Haley në pritjen e organizuar për ‘Falënderim për miqësi’.
Ajo tha se votimi i Rezolutës në Asamblenë e përgjithshme ishte votim për ta lënë të vetmuar SHBA-të dhe për ta nënçmuar atë. Ky votim nuk ka prodhuar asnjë rezultat legal sepse askush nuk do t’i tregon SHBA-ve se ku do të vendosë ajo ambasadat e saja nëpër botë.
Ambasadorja Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim.
Ambasadorja falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojmë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.
Ajo tha se SHBA dhe ajo personalisht kurrë nuk do të harrojë miqtë të cilët e përkrahen në këtë rast.
Përmes video linkut Presidenti Trump gjithashtu falënderoi shtetet e pranishme për miqësi me SHBA-të”.
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...