“Hakmerren” serbët, vendosin flamurin serb tek Liqeni i Ujmanit

17:37 | 3 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Një grup serbësh nga veriu i Kosovës kanë vendosur një flamur serb në digë afër liqenit të Ujmanit, si kundërpërgjigje ndaj atyre që vendosën flamurin e Kosovës.

Sot në liqenin e Ujmanit është vendosur flamuri i Kosovës, ndërsa reagimi i serbëve ishte i menjëhershëm.

Ata vendosën flamurin serb në digën e liqenit të Ujmanit, shkruan Indeksonline.

Flamuri i Kosovës u ngrit për të dërguar mesazh se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në takimin e sotëm Kosovë-Serbi është raportuar se liderët e dyja vendeve mund të diskutojnë edhe për Liqenin e Ujamnit e Trepçën.

Të ngjashme