Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, po i vlerëson si jo të duhura masat më të ashpra të prezantuara sonte nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19.
Në një intervistë në Edicionin Special të Klan Kosovës ai tha se këto masa ngjasojnë me Gjendjen e Jashtëzakonshme.
“Sa e pash unë në konferencën për shtyp që e patën ministrat aty, mua me përngjau definitivisht në një lloj…… Gjendja e Jashtëzakonshme nuk ka brina, kjo mund të quhet Gjendje e Jashtëzakonshme”.
“Nuk dua ta politizoj këtë problem për një arsye, sepse kjo nuk na çon askund. Por po e shoh njëfarë tendence të një uzurpimi të pushteti që nuk do të duhej të ndodhë. Nëse bëhet për qëllime të tjera politike do të jetë shumë e dëmshme”.
Rugova gjithashtu diskutoi për gjendjen me koronavirus në Istog, ku gjatë ditës se sotme u shënuar edhe viktima e tetë, një 39 vjeçare e cila kishte probleme shëndetësore paraprake.
Ai tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe se fshati prej nga vjen tashmë e ndjera është në monitorim, përderisa shtoi se ka nevojë për sqarime rreth këtij rasti.
“Mendoj që është obligim që të sqarohet familja. Edhe institucionet shëndetësore e kanë për obligim të japin informata që të tregojnë se si ka ardhur deri tek vdekja”.
“Familjarë të ndryshëm më kanë shkruar dhe kanë thënë që familjarja e tyre nuk ka qenë e infektuar me Covid-19, se nuk ka shkuar në spital me koronavirus”.
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...