Google ADS

Haki Rugova: Kjo qeveri s’mund të shkojë më larg se në fillim të vjeshtës

23:11 | 8 Korrik 2019
L G

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë në një intervistë për Epoka e Re se qeveria e tanishme e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj mund të i ketë ditët e numëruara.

Rugova thotë se partia e tij po ngul këmbë për zgjedhje të parakohshme për shkak të keqqeverisjes që po i bëhet vendit nga qeveria e tanishme.

“Asnjë segment i qeverisjes nuk është duke punuar si duhet dhe ky koalicion nuk mund t’i zgjidhë problemet madhore”, ka thënë Rugova.

Tutje Rugova ka shtuar se është i sigurtë që zgjedhjet do i fitojë partia e tij dhe do jetë pikërisht ajo që do marrë qeverisjen e vendit.

“Kjo qeveri nuk mund të shkojë më larg se në vjeshtë”, ka thënë Rugova.

Po ashtu Rugova nuk e ka mohuar mundësinë që të i futet garës për kryetar të LDK’së. Sa i përket rrahjeve që e kanë përcjellur procesin e zgjedhjeve të brendshme në aprtinë e tij ai ka thënë se kjo nuk mund të ndikojë keq në elektorat. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme