Google ADS

Haki Rugova: Istogu shenjë e LDK-së

20:11 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pas rezultateve të EXIT POLL-eve e të cilat në Komunën e Istogut kanë nxjerr fitues, kandidatin e LDK-së, Haki Rugovën ky i fundit ka thënë se edhe pse rezultatet mund të lëvizin , fitorja e tyre është e sigurtë.

Ai ka thënë se pret një përqindje edhe më të madhe se sa ajo e EXIT POLL-eve.

“Natyrisht është rezultat i EXIT POLL-it, i cili sigurisht se mund të lëvizë, por fitorja është e sigurtë”, ka thënë ai.

“Uë pres që do të jetë një përqindje më e madhe se kjo. Istogu është shenjë e LDK-së dhe unë jam bartës i këtij procesi. Fitorja është e sigurtë”.

Të ngjashme