Haki Rugova dhe dy zyrtarët e tjerë ndalohen për 48 orë

23:13 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Është arrestuar kryetari i Istogut, Haki Rugova dhe dy zyrtarë të tjerë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili ka thënë se ata janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, ka thënë Bajrami.

Tutje zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka thënë se të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme