Ani pse babai i saj, -ish ministri i Mbrojtjes, Haki Demolli ka disa ditë që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe këtë e ka bërë publike përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, vajza e tij, Vjollca Demolli, administratore e Zyrës Disiplinore në Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), nuk ka ndaluar pjesëmarrjen e saj në aktivitet e këtij institucioni.
Ka qenë një konkurs për pozitën Administrator Ex Officio në OAK, i cili është mbajtur pesë ditë pasi Haki Demolli kishte bërë publike që ka rezultuar pozitiv më Covid-19, dhe në atë intervistim ka marrë pjesë edhe vajza e tij, Vjollca Demolli.
Arbresh.info ka pritur tri ditë për të marr një përgjigje nga OAK, rreth asaj që nëse Vjollca Demolli ka dëshmuar se është testuar dhe se e njëjta ka rezultuar negativ pasi nuk është vet-izoluar, dh nuk ka ndaluar aktivitet e saj në këtë institucion, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ky institucion.
Në anën tjetër, arbresh.info ka siguruar foto dhe listën e pjesëmarrësve në konkursin e mbajtur më 1 dhjetor në ora 11:00, në të cilin Vjollca Demolli ka prezantuar në një intervistë , ku edhe dëshmohet pjesëmarrja e saj në aktivitet e OAK-ut.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktojë edhe me Haki Demollin por që telefoni i tij ka qenë i paqasshëm.
Madje, ajo është parë edhe në bufen e OAK-ut.
Ndryshe neni 26 i Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19, Izolimi dhe Karantina i miratuar në Kuvendin e Kosovës në gusht të këtij viti, pika 1 e këtij neni thotë “ Personi i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë: 1.1. Personi i vendosur në izolim apo karantinë sipas vendimit të organit kompetent i cili nuk i zbaton rregullat e përcaktuara gjatë kohës së qëndrimit në izolim/karantinë apo tenton të largohet nga izolimi/karantina dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si dhe rikthimin në izolim apo karantinim”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...