Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se Haki Abazi ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie.
“Kolegu im Haki Abazi ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka dalë në asnjë moment”, tha Bajqinovci në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Nuk ka pasur asnjë deklaratë që është jashtë Lëvizjes”, shtoi ai.
Abazi u rikthye ditën e sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës, gati dy javë pasi kishte vendosur ta bojkotonte institucionin më të lartë ligjvënës, për disa arsye që tha se ia kishte transmetuar lidershipit të partisë.
Ish-zëvendëskryeministri, i cili më 23 nëntor mungoi në Kuvend, kishte thënë se ka një sër faktorësh që e kanë shtyrë ta bënte atë veprim.
“Të dashur qytetarë- votues, Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot”, kishte shkruar Abazi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...