Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se tani lirisht mund të quhet si deputet i koalicionit qeverisës LDK-VV.
Gjatë prezantimit në fillim të emisionit, moderatori Fidan Jupolli pa dashje iu referua Haki Abazit si deputet i LDK’së, gabim të cilin e rregulloi menjëherë.
Por Haki Abazi tha në T7 se nuk ka problem pasi që tani e konsideron vetën deputet të koalicionit LDK-VV.
Po ashtu gjatë gjithë emisionit, Abazi ka thënë se lidhja e një koalicioni qeverisës është thuajse gjë e kryer, dhe prezantimi i kërkesave nga ana e LDK’së është vetëm për të shikuar pozicionin e tyre në negociata.