Google ADS

Haki Abazi: Rama do të kualifikohet si tradhtar nëse arrihet ndarja e Kosovës

00:09 | 26 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të kualifikohej si tradhtar nëse arrihet ndarja e Kosovës.

“Kualifikimi i Ramës si tradhtar do të bëhej nëse arrihet ndarja e Kosovës, por nuk besoj që forcat kundër tij në Kosovë dhe në Shqipëri nuk do ta lejojnë të ndodhë një gjë e tij”, është shprehur Abazi.

Tutje, Abazi tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kreatori idesë së “mini-shengenit”.

“Thaçi nuk është i sinqertë sepse është kreatori i këtyre ideve si “Mini-shengeni”. Thaçi nuk ka muskuj politik andaj po tërhiqet”, shtoi Abazi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme