Zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani që heqja e taksës ka qenë premtim parazgjedhor i VV’së dhe se me heqjen e saj dhe zëvendësimin me reciprocitet nuk po bëhet asgjë më shumë se sa ajo që është thënë.
“Nuk po bëjmë asgjë përtej asaj që është thënë”, ka thënë Abazi.
“Kemi thënë se tarifat ndaj mallrave serbe dhe boshnjake do të largohen në mënyrë që të lëshojnë vend për reciprocitetin”, ka shtuar ai.
Tutje ai ka thënë se nëse Serbia gjen arsye për tu mos u kthyer në dialog, atëherë Qeveria do të vazhdojë të merret me punët e brendshme.
“Nëse Serbia vendos të gjejë arsyetime sikur puna e reciprocitetit, atëherë ne nuk mund të i fusim me zor në dialog”, ka thënë ai.
“Kemi shumë probleme të mëdhaja edhe brenda vendit. Prej kualitetit të arsimit, deri në infrastrukturën në shëndetësi dhe mos të flasim për drejtësi dhe sundim të ligjit. Kemi pa fund detyra të shtëpisë me të cilat më me qejf do të fokusoheshim”/Express/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...